Arrestohen shtatë persona për sulmin ndaj dy policëve në lagjen Shuto Orizarë

Janë arrestuar shtatë persona për sulmin ndaj dy nëpunësve policorë në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit.

Marketing

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski informoi se hetimi është nga fundi dhe se do të parashtrohen padi penale për këto shtatë persona.

“Punohet në identifikimin edhe të disa personave që duhet të sigurohen dhe të parashtrohen parashtresa adekuate”, kumtoi Spasovski.

Incidenti ka ndodhur kur policët me një person tjetër kanë arritur në rrugën “Indira Gandi” në Shuto Orizarë, pas çka janë sulmuar nga një grup qytetarësh, pasi paraprakisht një minorene goja ka parë si persona të panjohur me dhunë kanë marrë në fugon një femër.