Ballina Lajme Maqedoni Arrestohen tre shtetas të RMV-së, akuzohen se kanë marrë pjesë në luftën...

Arrestohen tre shtetas të RMV-së, akuzohen se kanë marrë pjesë në luftën në Siri

Në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, MPB-ja, përkatësisht Byroja për Siguri Publike në aksion të koordinuar me Agjencinë për Siguri Nacionale dhe Republikën e Francës, e cila veproi në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar në vendin tonë, kanë privuar nga liria tre persona shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë vitit 2014 në territorin e Sirisë u janë bashkangjitur formacioneve të armatosura të organizatës terroriste Shteti Islamik ISIS dhe si luftëtarë në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftime.

Marketing

“Në bashkëpunim ndërkombëtar të MPB-së dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare me shërbime tjera partnere të sigurisë, aktivitetet kanë rezultuar në një aksion policor të sinkronizuar të njëkohshëm të kryer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Francës, gjatë së cilit dy persona në vendin tonë dhe një person në Francë janë privuar nga liria, ndërsa të gjithë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, – deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Exit mobile version