Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje është privuar nga liria B.L (33) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest qendror, në bazë të urdhëresës së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përcjell TV21. I njëjti kërkohej për vuajtje të masës paraburgim për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale nga neni 215, paragrafi 3 i Kodit Penal.
Siç kumtoi sot MPB-ja, personi është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrektues Burgu Shkup për vuajtje të masës së paraburgimit.
Në lidhje me: Kapen “peshqit e vegjël”, narko-bosët në arrati! “Mali” Zbulohet para kohe, kanë ditur se do të vijë policia në Gërçec
Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thonë se personi në fjalë është i dyshuari i fundit në lëndën “Mali”, dhe se i njëjti po kërkohej për më tepër se tri vjet.
“Nga shtatori i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2023, katër prej të dyshuarve, përfshirë edhe të dyshuarin e parë, janë privuar nga liria, pas çka ka vazhduar procedura hetimore ndaj tyre. I vetmi person i padisponueshëm ishte personi që u arrestua dje”, thonë nga Prokuroria.
Nga Prokuroria thonë se të dyshuarit janë dënuar ligjërisht me burgim nga 3 deri në 8 vjet, shtojnë se një i mitur është dënuar me masë edukative nga 1 deri në 5 vjet, ndërsa për tre persona është dhënë urdhër që të ndërpritet hetimi. Procedura hetimore për rastin “Mali” u hap në mars të vitit 2021 ndaj 28 anëtarëve, të siç thonë nga Prokuroria, dy rrjeteve të organizuara kriminale.