Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:00mnë rrugën “Voin Drashkoviq”, policia ka privuar nga liria 42 vjeçarin B.F. nga Shkupi.
Nga MPB-ja njoftojnë sot se ndaj personit në fjalë ishte shpallur fletarrestim nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup nën dyshimin se ka kryer veprën penale “prodhim dhe lëshim në qarkullim të substancave narkotike”. Personi B.F. i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike për procedurë të mëtejme