Gjatë ditës së djeshme policia në Kërçovë gjatë një kontrolli të një personi juridik , drejtues i së cilës është 44 vjeçari E.E. nga Kërçova, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të mjeteve piroteknike. Pas kësaj me urdhër të Gjykatës Themelore-Kërçovë është kryer bastisje edhe në shtëpinë e personit në fjalë me çrrastë është gjetur një sasi më e madhe e mjeteve piroteknike. Gjithsejtë janë konfiskuar 36576 mjete piroteknike ndërsa 44 vjeçari E.E. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Marketing