Arrestohet 44-vjeçarja në Greqi, shkaktoi dy zjarre se donte të flirtonte me zjarrfikësit

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një 44 vjeçare në Tripoli të Greqisë nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve.

Marketing

Gruaja dyshohet se ndezi dy zjarre në ditët e fundit, të cilët dolën nga kontrolli dhe dogjën një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, por rrezikuan dhe banesat pranë.

Por ajo që e bën të veçantë këtë histori, raporton A2 CNN, është që gjatë marrjes në pyetje gruaja e ka pranuar se i ka ndezur zjarret me qëllimin e vetëm që të vinin zjarrfikësit, pasi siç tha ajo kishte shumë dëshirë që të flirtonte me ta.

Kjo gjë i ka çuditur autoritetet të cilët kanë ngritur akuzat për 44 vjeçaren që tashmë rrezikon një dënim të rëndë, por edhe gjobë.