Dje në Aeroportin e Shkupit është arrestuar një shtetas i Algjerisë, i cili është dyshuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim.
“Dje rreth orës 17:40 gjatë daljes nga Maqedonia pas kontrolleve nga ana e zyrtarëve policorë, 37-vjeçari V.B nga Algjeria me pasaportë sllovake është arrestuar për shkak të dyshimeve për falsifikim të pasaportës”, thonë nga policia.
Ata informojnë se ai është dorëzuar në stacionin policorë për procedurë të mëtejshme.