Arrestohet babai, abuzoi seksualisht me dy vajzat e tij të mitura

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar në Kavajë, i cili kishte abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura.

Marketing

F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë u vu në pranga pas denoncimit në një emision investigativ. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.