Arrestohet Boban Tomovski, krahu i djathtë i Sedat Pekerit

Policia turke gjatë ditës së sotme ka arrestuar shtetasin maqedonas Boban Tomovski, i cili thuhet se ka qenë krahu i djathtë i bosit të mafias Sedat Pekerit, shkruajnë mediat turke.

Marketing

“Më në fund, është arrestuar lideri i organizatës kriminele Boban Tomovski, i njohur për afërsinë e tij me Sedat Peker. Dyshohet se Tomovski ka qenë i përfshirë në trafikimin e drogës, ndërsa është kapur nga policia në momentin që dëshironte të ikte për në Egjipt”, shkruajnë mediat turke duke u thirrur në burime të policisë turke.

Sipas mediave, Tomovski ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Sedat Pekerit dhe së bashku kanë vepruar në Maqedoni, ndërsa ka jetuar si i arratisur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tomovski është arrestuar në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll.