Arrestohet bosi shqiptar i një rrjeti të drogës në Evropë

Policia gjermane tha se ka shkatërruar një rrjet të kontrabanduesve të kokainës, duke arrestuar 17 persona në Belgjikë, përfshirë dy drejtues të rrjetit.

Marketing

Operacioni i kryer nga policia belge, pas një njoftimi nga hetuesit gjermanë, çoi në arrestimin e një shqiptari, 34 vjeç dhe një letonezi, 35 vjeç, të cilët janë “ndër bosët më të mëdhenj të drogës në Evropë”, tha policia gjermane në një deklaratë.

Të kontaktuar nga AFP, policia dhe prokurorët belgë nuk pranuan të komentojnë.

Policia kishte bastisur rreth 20 apartamente në Antuerp dhe Bruksel të martën dhe të mërkurën e kaluar. “Disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë kokainë janë sekuestruan”, shtoi policia gjermane.

Hetuesit kishin nisur hetimin e tyre pasi në vitin 2017 zbuluan 200 kilogramë kokainë të fshehura kuti me banane në 10 supermarkete në Bavari. Droga ishte transportuar nga Ekuadori në portin Hamburgut para se të shpërndahej në Gjermani.

Katërmbëdhjetë persona u dënuan për këtë rast. Por, policia kishte vazhduar hetimet e saj në një përpjekje për të gjetur organizatorët e rrjetit të trafikut.

Dy bosët e drogës të arrestuar besohet të jenë shefat e një rrjeti shqiptar në mbarë Evropën dhe luajtën një rol si ndërmjetësues midis karteleve të drogës në Amerikën e Jugut dhe blerësve evropianë të kokainës.

Ata ishin të vendosur në Belgjikë. Antuerp, porti i dytë më i madh tregtar i Evropës, favorizohet si një pikë kyçe për kontrabandistët e kokainës, për shkak të lidhjeve të transportit me Amerikën Latine.