Arrestohet djali që theri për vdekje babain e tij

Mbrëmë vdiq burri 55 vjeçar prejse gjatë një mosmarrëveshje familjare djali i tij i shkaktoi shumë plagë me thikë.

Marketing

Nëpunësit policor në SPB Shkup mbrëmë e kanë privuar nga liria D.A.(24), sepse rreth orës 23:15 në rrugën “Bigla” në Shkup, gjatë një mosmarrëveshje familjare me thikë i ka shkaktuar shumë plagë babait të tij S.A. (55), nga të cilat ai ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Pas dokumentimit të rastit, kundër D.A. do të ngritet parashtresë përkatëse, kumtoi policia.