Policia e Kosovës njofton se është arrestuar sot personi që ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, akt i cili i filmua nga kamerat e sigurisë.
Ai është i dyshuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Organet e rendit kanë bastisur shtëpinë ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit.
Tutje policia bën të ditur se personi në fjalë ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje, dhe se po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.