Arrestohet i moshuari nga Shkupi, dyshohet se shkaktoi zjarr afër “Varrezave franceze

Ministria e punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 11:40 në rrugën “Samoillova” në Shkup, policia ka arrestuar 87-vjeçarin H.R. nga Shkupi, transmeton Alsat. I njëjti dyshohet se ka shkaktuar zjarr në afërsi të “Varreze franceze” në Shkup.

Marketing

“personi është gjetur në vendin e zjarrit me një çakmak pranë tij. H.R. është dërguar në stacion policie ku në bisedë me punonjësit e policisë e ka pranuar krimin”, shtojnë nga MPB.