Arrestohet ish-deputeti,sulmoi zyrtarët policorë për shkak të një gjobe

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është arrestuar sot për shkak se ka sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Marketing

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti pas një tikete për kundërvajtje në trafik, i pakënaqur me gjobën e shqiptuar ka ofenduar, sharë dhe në fund ka sulmuar edhe fizikisht zyrtarët policorë”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin ku u përfshi ish-deputeti Berisha.