Arrestohet ish-ministri shqiptar i shëndetësisë (FOTO)

Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla.

Marketing

Lajmi u konfirmua edhe nga SPAK.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, thuhet në një njoftim të shkurtër.

Beqaj është arrestuar në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim të fondeve të huaja në SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik kur në krye ishte Ilir Beqaj.

Ilir Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik në nëntor 2022 dhe qëndroi 1 vit.

Marketing