Arrestohet kumanovari, kërkohej me fletarrest

Policët nga SPB Kumanovë dje në ora 21:50 kanë ndaluar M.M. (33) nga Kumanova në vendin e quajtur “Stari lozja” në Kumanovë.
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se ai është kërkuar me fletarrest qendror për vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjetësh për veprën penale “grabitje” dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg.

Marketing

“M.M. do të dërgohet në burgun e Kumanovës për vuajtjen e dënimeve me burg”, njofton MPB.