Policia e Lucernit mbrëmë ka arrestuar reperen Loredana Zefi.
Policia e ka arrestuar Loredanën në një apartament në qytetin e Lucernit, shkruan 20minutes, transmeton lajmi.net.
Zëdhënësi i policisë, Simon Kopp tha për 20minutesw se “Prokuroria e Lucernit ka hapur një hetim për mashtrim të dyshuar”.
Një çift në të 50-at, pretendojnë se u mashtruan nga Loredana dhe vëllai i saj Berati, duke humbur kështu rreth 900.000 franga.
Valais Petra dhe bashkëshorti i saj, Hans, thanë e janë mashtruar, detyruar dhe kërcënuar.
“Loredana dhe vëllai i saj morën gjithçka prej nesh, paratë tona, thjesht çdo gjë për të cilën njerëzit punojnë. Për shkak të saj kam dashur të vras veten”, deklaroi Petra.