Arrestohet McGregor, i sekuestrohet Bentley i 145 mijë funtave

Conor McGregor është arrestuar pasi dyshohet se voziti Bentleyn e tij në vlerë prej 140 mijë funtash në një mënyrë të rrezikshme dhe të pakujdesshme në autostradën e Dublin.

Marketing

Ylli irlandez i MMA-së mësohet se është ndalur nga policia irlandeze, Gardai, ndërsa udhëtonte përgjatë qyteteve Lucan dhe Palmerstown të martën.

Ndërkaq, një zëdhënëse e McGregor tha se ai po voziste për në palestër gjatë asaj kohe.

Supermakina e tij u sekuestrua, por që i është kthyer prapë, raportoi Irish Independent.

33-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm.

Megjithatë, Gregor me sukses kaloi testet e drogës dhe alkoolit të kryera në stacion.