Arrestohet mësuesi, seksualisht ngacmoi një nxënëse

Një mësues nga Strumica ka ngacmuar seksualisht ndaj një nxënëseje 14 vjeçe. Prokuroria e Strumicës, e cila ka hapur hetime kundër mësuesit për sulm seksual ndaj një fëmije, ka njoftuar se ai veprën e ka kryer në dy raste, respektivisht e ka prekur dhe puthur. Më herët, një vit e gjysmë nxënëses i ka dërguar mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale në rrjetet sociale. Prokuroria njoftoi se për krimin e kryer nga mësuesi, dënimi me burg është të paktën 10 vjet. Me kërkesë të prokurorisë mësuesit 40-vjeçar i është caktuar masa e paraburgimit.

Marketing