Një nga politikanet më me ndikim në Maldive është arrestuar për “kryerjen e një magjie të zezë” ndaj presidentit.
Fathimath Shamnaz Ali Saleem, ministrja për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë, u arrestua të dielën së bashku me dy persona të tjerë në kryeqytetin Male.
Sipas mediave lokale, ajo kreu një ritual magjik kundër liderit të republikës Mohamed Muizzu, i cili mori postin në nëntor 2023.
Ajo është lënë në paraburgim për një javë në pritje të hetimeve.
Mësohet se oficerët bastisën shtëpinë e Shamnazit dhe konfiskuan sende që sipas burimeve mund të ishin përdorur për një ritual.
Kokosi përdoret shpesh në rituale dhe mbishkruhen me magji.
Pozicioni ministror i Shamnaz është një nga më të rëndësishmit në kabinet, pasi Maldivet janë në vijën e parë të katastrofës klimatike.
Ekspertët e mjedisit të OKB-së kanë paralajmëruar se rritja e nivelit të ujit në dete mund ta bëjë vendin praktikisht të pabanueshëm deri në fund të shekullit.
Magjia e zezë, e njohur si ‘fandita’ ose ‘sihuru’, është një besim i përhapur në Maldive, pavarësisht se konsiderohet një vepër e rëndë sipas ligjit islamik.
Njerëzit në të gjithë arkipelagun praktikojnë ceremoni tradicionale, duke u përpjekur të fitojnë favore dhe të shkaktojnë dëm për kundërshtarët e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që në qeveri ndodhin skandale.
Në vitin 2016, u pretendua se ‘magjia e zezë’ ishte vendosur për të sabotuar rivalët e Abdulla Yameen Abdul Gayoom, i cili shërbeu si president i Maldiveve nga 2013 deri në 2018.