Policia e Bosnje-Hercegovinës kanë vënë në pranga Elvis Kelmendin, djalin e bosit shqiptar të drogës, Naser Kelmendit me origjinë nga Peja e Kosovës.
Mediat e Bosnjës bëjnë me dije se Kelmendi u arrestua të martën së bashku me 6 persona të tjerë në Neum. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një operacioni policor të koduar “REZ”, ndërsa ai akuzohet për një sërë veprash penale si trafik droge, krim i organizuar, falsifikim dokumentesh dhe plagosje.
Sipas policisë, së bashku me shtetasin Elvis Kelmendi 44 vjeç, janë arrestuar edhe shtetasit Slobodan Tomanić 51 vjeç, Harun Babić 22 vjeç, Anel Sejfovic 35 vjeç, Ajlin Ahmić 38 vjeç, Amer Pehlić 38 vjeç dhe Armin Kulashević 38 vjeç.
Emri i Elvis Kelmendit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me vëllezërit dhe babanë e tij janë përfshirë në kartelet kriminale të Meksikës dhe Amerikës Latine. Ai është cilësuar nga policia e Kosovës si një person me rrezikshmëri të lartë.
Probleme me ligjin Kelmendi ka pasur edhe më herët, ku në vitin 2010 është akuzuar për vrasje. Gjithashtu, është arrestuar në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, pas denoncimit të ardhur nga ish-partnerja e tij. https://youtu.be/OVe9KFBfZtI