Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka arrestuar rusen, Daria Aslamova, në veri të vendit.
Nërmjet një postimi në “Facebook”, Sveçla ka thënë se shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar duke mbajtur detyrën e gazetares.
Aslamova ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.
Në disa fotografi që ai ka shpërndarë përmes postimit të tij në Facebook, Aslamova shihet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete.
“Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”,-ka thënë mes tjerash Sveçla.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=458009106335371&id=100063788556625