Arrestohet në Morinë 32-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kukësit ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë.

Marketing

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin me iniciale M.A., banues në Maqedoninë e Veriut. Ai ra në prangat e policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Maqedonia e Veriut, pasi zyra e Prokurorisë Kichevo, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.