18/09/2024
Ballina Lajme Botë Arrestohet në Norvegji anëtari i familjes mbretërore, dhunoi partneren e tij

Arrestohet në Norvegji anëtari i familjes mbretërore, dhunoi partneren e tij

Policia norvegjeze njoftoi arrestimin e paraardhësit të trashëgimtarit të fronit të Norvegjisë, djalit të madh të Princeshës Mette-Marit, për shkelje të masave kufizuese të vendosura ndaj tij.

Marketing

Marius Borg Heby , 27 vjeç, u arrestua në Oslo të dielën, më 4 gusht, pas një sherri një natë më parë në një apartament në kryeqytetin norvegjez. Ai u akuzua për plagosje dhe dëmtim të pronës në shtëpinë e gruas me të cilën ishte në lidhje. E reja ka marrë ndihmën e parë, por nuk është shtruar në spital, sipas avokatit të saj.

Dhjetë ditë pas ngjarjes, Hebi pranoi se kishte sulmuar partneren e tij, duke pretenduar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe kokainës. Ai tregoi se po përballet me probleme psikologjike dhe se ka luftuar prej kohësh për detoksifikimin.

“Në bazë të këtyre ankesave, policia ka vendosur masa shtrënguese ndaj tij, por së fundmi është bërë e ditur se Marius Borg Heby ka shkelur këto masa dhe kështu është vendosur arrestimi i tij për shkak të rrezikut të përsëritjes së shkeljes së masave”, tha policia, duke sqaruar se arrestimi ka ndodhur mbrëmë vonë.

Marketing