Hetimi, i udhëhequr nga autoritetet gjermane me mbështetje me ato holandeze dhe Europol, ka çuar në arrestimin e një 57-vjeçari turk në Shqipëri më 23 nëntor, ndërsa dyshohet se ai ishte edhe drejtuesi i këtij rrjeti trafiku të heroinës.
Arrestimi i tij ndodhi pas zbardhjes së lidhjes të trafikimit të 703 kilogramëve heroinë, që u kapën në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni, që kishte origjinën nga Irani, dhe dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun evropian.
Ky operacion ka qenë pjesë e një hetimi më të gjerë që ka përfshirë më shumë se një vit bashkëpunim ndërkombëtar, duke përfshirë krijimin e një Task Force Operacionale të Europolit që ka koordinuar aktivitetet e zbatimit të ligjit mes shteteve të përfshira.
Hetimi që çoi në arrestimin e “Mbretit të Heroinës” dhe zbardhjen e një rrjeti të madh kriminal që operonte nga Irani në Evropën Perëndimore, përfshiu një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar mes autoriteteve ligjore dhe agjencive të zbatimit të ligjit nga disa shtete të ndryshme si Gjermania, Holanda, Policia kufitare e Shqipërisë dhe Europol.
Ky bashkëpunim ndërkombëtar është një shembull i fuqishëm i koordinimit të agjencive të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në nivel global./rtsh