Një banor pesëdhjetë e tetëvjeçar i Gjilanit, Kosovë, është arrestuar në mëngjesin e sotëm në Vendkalimin Kufitar Aerodrom Shkup dhe i është dorëzuar inspektorit të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Veri për procedurë të mëtejshme për shkak të posedimit të patentë shoferit të falsifikuar grek.
MPB informon se ai në orën 05.40 në Vendkalimin Kufitar Aerodrom Shkup në kontrollin e pasaportave ka dorëzuar dokument udhëtimi serb dhe patentë shoferi grek. Pas kontrolleve të kryera është konstatuar se patentë shoferi grek ka qenë i falsifikuar.