Arrestohet një inspektore ndërtimore për shkak të marrjes së ryshfetit

Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale pranë MPB-së sot (01.11.2024) në ora 13:30 ka vepruar me urdhër të Prokurorisë Publike Kumanovë për zbardhjen e veprës penale “marrje e ryshfetit” me çka ka arrestuar L.T nga Kumanova, inspektore e autorizuar ndërtimore në Komunën e Kumanovës, e cila është konstatuar se ka pranuar ryshfet prej 4.000 euro.

Marketing

“Me datë 25.09.2024, një qytetar ka raportuar në SPB Kumanovë se inspektorja e autorizuar ndërtimore L.T në komunën e Kumanovës, e cila po ushtronte kontroll në një objekt në ndërtim të cilin i dëmtuari po e ndërton dhe në të cilin i pandehuri gjatë kontrollit të procesverbalit ka konstatuar devijim nga leja e ndërtimit dhe për të mos i lëshuar vendim për ndërprerjen e ndërtimit dhe mos paraqitjen e raportit përkatës pranë organeve kompetente i ka kërkuar ryshfet, fillimisht në shumën prej 1.500 euro, që më 31.10.2024 t’i kërkojë 4.000 euro”.

“Pas pranimit të kallëzimit është njoftuar Prokuroria e Kumanovës dhe janë ndërmarrë masat përkatëse. Viktimës i janë dhënë para të përpunuara teknikisht, të cilat ia ka dhënë L.T, në një lokal në Kumanovë. Pasi ajo i ka marrë paratë, është privuar nga liria nga zyrtarët policorë”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, L.T. do të paraqitet para prokurorit publik kompetent në Prokurorinë Publike Kumanovë”, thonë nga MPB

Marketing