Qendra rajonale për punë kufitar Jug deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër V.F. (35) nga fshati Studeniçan i Shkupit, i dyshuar për “kontrabandim të emigrantëve”.
Nga ana e gjykatësit për procedurën paraprake, të denoncuarit i është caktuar masë e arrestit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, kumtoi sot MPB-ja.
“Më 11 shtator në orën 01.00 në bulevardin ‘Gjevgjelia’ në Gjevgjeli është ndaluar një automjet motorik ‘BMV’ i drejtuar nga i denoncuair i cili kishte tentuar ta braktisë vendin e ngjarjes, por nga ana e nëpunësve policorë është privuar nga liria. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 10 persona, emigrantë të paligjshëm të moshës prej 16 deri në 35 vjet nga Pakistani dhe Afganistani. I denoncuari, personat i ka transportuar nga fshati Negorci, rajoni i Gjevgjelisë me qëllim t’i dërgojë deri në kufirin me Serbinë”, sqarohet në kumtesë.