Arrestohet një person në Shkup, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

MPB njofton se ka arrestuar një person në Shkup i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

Marketing

“Sot (12.09.2024), zyrtarë policorë nga ekipi operativ i bastisjes në MPB Shkup rreth orës 09:30 në territorin e Komunës së Çairit, kanë ndaluar O.K (42) nga Shkupi me urdhër qendror nga MPB-ja, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh, dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal vjedhje.

Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, thonë nga MPB.

Marketing