Është arrestuar një person nga Kumanova i cili ka bërë nxitje për vrasje dhe ndaj tij është parashtruar kallëzim penal.
Zyrtarët policorë sot kanë arrestuar D.F (57) nga Kumanova dhe në Prokurorinë Themelore Publike kanë parashtuar kallëzim penal kundër tij për veprën penale “nxitje për vepër penale vrasje”.
“Nga periudha prill – gusht 2021, D.F në lidhje me aksidentin e ndodhur në vitin 20202, ka nxitur persona me para për të kryer vrasje ndaj disa personave. Ai gjatë kësaj periudhe, disa herë personave të cilët i ka nxitur për kryerjen e veprës penale “vrasje” i ka kërcënuar me armë për ta kryer veprën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pa arrestimit të tij ai do të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake penale.