Arrestohet një person nga rajoni i Prilepit që gjuajti me armë (VIDEO)

Më 05.04.2025, mbi bazën e një videoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook dhe për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale sipas neneve 288 dhe 396 të Kodit Penal të RMV-së, zyrtarë policorë nga SPB Prilep në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga SPB Bitola, kryen një kontroll në fshatin Crnilishtë, Komuna e Dolnenit, në shtëpinë e J. Q. (51).

Gjatë kontrollit u gjetën tre armë që i posedonte me leje: një pushkë gjysmë-automatike për gjueti, një karabinë me levë dhe një pistoletë gjysmë-automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 fishekë për gjueti dhe një pajisje regjistrimi e lidhur me sistemin e kamerave të sigurisë të instaluar në shtëpi.

Sendet e gjetura u konfiskuan për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 288 të Kodit Penal. Është konstatuar se personi i ka poseduar armët me leje, por ato janë marrë përkohësisht dhe do të ndiqet procedurë për heqjen e lejes së armës. J. Q. është privuar nga liria, ndërsa po merren masa për të gjetur djalin e tij A. Q. dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing