Arrestohet një person nga rajoni i Shkupit për shkaktimin e një aksidenti trafiku me pasoja fatale

Më 14.03.2025, në orën 18:54, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „Aco Shopov“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Fiat Panda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.R. (24) nga fshati Bukoviq, Shkup, një automjeti të udhëtarëve “Peugeot 2008” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.A. (52) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Suzuki” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.J. (34) nga Shkupi.

Në aksident, motoçiklisti A.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“, pas çka është transferuar në Kompleksin Klinik „Nënë Tereza“, ku më vonë ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Drejtuesi i automjetit B.R. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup dhe pas ndihmës së dhënë, në orën 01:00 në rajonin e Qendrës është privuar nga liria. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi në procedurë të shpejtë.

Inspektimi në vendngjarje është kryer nga një prokuror kompetent nga PTHP Shkup dhe një ekip inspektimi nga SPB Shkup.

Marketing