Arrestohet një person për shkaktimin e zjarrit në rrethinën e Prilepit

Sot (06.08.2021) rreth orës 06:15 në vendin e quajtur Dabnicë-Prilep, në afërsi të përmendores, nëpunës policorë të NJPB Prilep nga liria e kanë privuar M.E. (34) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur Dabnicë. Zjarri sot në mëngjes është lokalizuar nga ana e Njësitit Kundër Zjarreve Prilep.

Marketing

M.E. është në mbajtje në stacion policor dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal deri te Prokuroria Prilep.