Arrestohet një polic burgu dhe një i burgosur, bashkëvepruan në një vepër të kundërligjshme

Sot, në ora 12:00 në udhëkryqin në fshatin Çallaklli të Vallandovës, policët e Vallandovës kanë arrestuar R.M.(42) nga fshati Vodoça dhe D.D. (27) nga fshati Riç i Strumicës, transmeton TV21.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se “R.M. sot gjatë ditës, gjatë periudhës prej orës 07:00 – 19:00 ka qenë në punë si polic burgu në Burgun e Strumicës, ku duke tejkaluar autorizimin zyrtar i ka mundësuar të burgosurit D.D., i cili për momentin mban dënimin me burg, që përkohësisht të lëshojë burgun edhe pse për këtë nuk ka pasur vendim. Më pas, që të dy, me veturë private të R.M. janë drejtuar drejt fshatit Josifovë të Vallandovës”.