Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një shtetas serb është vënë në pranga nga policia e Kosovës pasditen e së martës në Merdarë, pasi akuzohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Marketing

Sipas policisë së Kosovës, në pranga është vënë shtetasi serb me iniciale (T.B.), viti i lindjes 1971.

Personi i dyshuar është shoqëruar në polici dhe pritet të merret në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.