Një 45 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për drogë.
Sipas mediave atje, shqiptarit iu gjetën në banesë mbi 7 kilogramë kokainë.
Tutje, bëhet e ditur se përveç lëndës narkotike janë sekuestruar edhe 4 mijë 200 euro, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm./Abcnews.al