Në kalimin kufitar Tabanoc dje në hyrje në vend është arrestuar një shtetas i Belgjikës, i cili kërkohej me fletë-arrest nga Interpoli.
Ministria e Brendshme njoftoi sot se në vendkalimin kufitar Tabanoci në Republikën e Maqedonisë Veriore në orën 14,40 të mëngjesit u paraqit A. S. (43) nga Shkupi, shtetas i Belgjikës.
“Gjatë kontrollit të pasaportave, është vërtetuar se kërkohet me një fletë-arrest nga Interpol. Personi u arrestua dhe iu dorëzua SPB të Kumanovës për procedime të mëtutjeshme”, citohet në deklaratë.