Një shtetas shqiptar është privuar nga liria gjatë hyrjes në Maqedoni, në bazë të një telegrami të cilin MPB e Maqedonisë e ka marrë nga Interpoli.
M.L. (33) është arrestuar dje rreth orës 16:45 në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” gjatë hyrjes në Maqedoni. Ai ka pasur dokumente udhëtimi të Shqipërisë.
MPB njoftoi se vijon më tej procedura me shtetasin shqiptar.