Sot (6-shtator) në ora 09.00, në Sektorin për punë të brendshme-Tetovë, është denoncuar se në Rrepartin e dermatologjisë (lëkurës) në Spitalin klinik të Tetovës, ka qenë i sulmuar fizikisht mjeku A.E. (45) nga Tetova. Ku sulmues ka qenë pacienti A.B. (43) nga fshati Reçicë e Madhe, i cili menjëherë është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.