Arrestohet piromani nga Prilepi, ka shkaktuar 5 zjarre të qëllimshme

57 vjeçari nga Prilepi është piromani i pestë që arrestohet nga policia për zjarrvënie në pyje. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme i dyshuari jo një por disa herë ka shkaktuar zjarre nëpër territorin e komunës së Makedonski Brodit. Personi është gjetur në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit janë gjetur objekte me të cilat ka shkaktuar zjarret. Pasi është zhvilluar biseda zyrtare, ai i ka pranuar veprat.

Marketing

MPB

“I raportuari D.T. 57 vjeçar nga Prilepi, disa herë, më datë 15.07.2024, 30.07.2024, 02.08.2024, 05.08.2024 dhe 07.08.2024 në atarin e fshatit Sllatinë dhe fshatin Greshnicë, Komuna e Makedonski Brodit ka shkaktuar zjarr në një hapësirë ​​të hapur, i cili u zgjerua dhe zjarret u ndezën në një sipërfaqe më të madhe, ku u dogj bar dhe bimëësi me kërcell të ulët”.

Ditët e fundit, policia ka njoftuar për gjetjen dhe arrestimin e disa personave të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në pyje. Një ditë më parë, u kap nga policia një banor i komunës së Çashkës, kurse javën e kaluar, nga liria u privuan persona që kanë shkaktuar zjarre në Prilep, Radovish dhe Sveti Nikolë.

Arrestimet po ndodhin në periudhën kur vendi po përballet me valë zjarresh anembanë vendit.

Ndërkohë, është ende aktive ndalesa për lëvizje në pyje, e cila do të vazhdoj në afat të pacaktuar derisa po vazhdojnë të digjen pyje.

Marketing