Arrestohet polici, tentoi të fuste drogë në burg për të dënuarit

Një punonjës policie është arrestuar pasi ka tentuar të fuste lëndë narkotike brenda burgut në Kukës.

Marketing

Kujdesi Muja me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm, në IEVP Kukës, gjatë ditë së djeshme rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i një paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm, ku brënda saj ishin 20 doza të dyshuara lëndë narkotike marijuanë, me peshë 16.65 gr.

Materialet iu referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.”