Arrestohet pronari i një lokali në Tetovë, shkeli masat anti-kovid

Pronari i një lokali në Tetovë i moshës 28 vjeçe është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:20 minuta për shkak të shkeljes së masave anti-kovid, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Marketing

Personi në fjalë do të përballet me padi penale në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal.

“Zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 38 vjeçarin D.S. nga Tetova, objekti hotelierik i të cilit ka vazhduar me punë edhe pas orës 21:00, duke shkelur kështu masat antikovid të miratuara nga Qeveria. Objekti është mbyllur, derisa D.S. është ndaluar në stacionin policorë në tetove për zbardhen e plotë të rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Marketing