Arrestohet Radojiçiq, dërgohet në ndalim për 48 orë

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, raporton Danas, përcjell KlanKosova.tv.

“Zyrtarët policorë dhe Policia e Krimeve ka bastisur në apartamentin e Milan Radojiçiq, i cili është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e MUP-it.

Ai pas sulmit të 24 shtatorit, kishe marrë përgjegjësinë për përgatitjen e të gjithë aksionit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.