Arrestohet shefi ekzekutiv i Nissan, akuzohet për mashtrim

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, Carlos Ghosn, ka përfunduar në pranga nën akuzën e mashtrimeve financiare.

Marketing

Ghosn, një figurë tejet e rëndësishme në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma japoneze pas një takimi të bordit të enjten. Pretendimet që po rrënojnë karrierën e tij lidhen me fshehjen e të ardhurave dhe për përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Nissani vetë nuk ka reaguar ende ndaj akuzave. Gjithë çfarë u tha nga drejtues të prodhuesit të 6 më të madh të automjeteve në botë është se ndjejnë indinjatë e zemërim dhe se do të përpiqen ta stabilizojnë situatën e të normalizojnë aktivitetin me pjesëtarët e stafit dhe partnerët e biznesit.

Sipas raporteve në mediat japoneze, të cilat nuk janë konfirmuar ende, Ghosn për një periudhë 5 vjeçare duke nisur nga viti 2011, nuk ka raportuar saktësisht një shumë që llogaritet në 44 milionë dollarë.

Nga 2010-ta, firmave japoneze u është kërkuar të tregojnë rrogat e drejtuesve që fitojnë më shumë se 100 milionë yen. Nisani po planifikon të shkarkojë edhe një tjetër shef ekzekutiv, Greg Kelly, i cili gjithashtu është arrestuar e përshkruhet si ndihmës i ngushtë i Ghosnit.

Marketing