Arrestohet shefi i fabrikës së famshme ukrainase, po i jepte armatim Rusisë!

Shefi i fabrikës ukrainase të armatimeve Motor Sich është arrestuar nën dyshimin për tradhti të lartë në favor të Rusisë.

Marketing

“Arrestimi u krye si pjesë e procedimit penal për dërgimin e paligjshëm të pajisjeve ushtarake për avionët luftarakë rusë nga Motor Sich”, thuhet në njoftimin e mediave ukrainase.

Vyacheslav Bohuzlaev dhe një tjetër menaxher i lartë i kompanisë dyshoheshin për “bashkëpunim dhe ndihmë ndaj shtetit agresor.

Motor Sich është një nga kompanitë më të rëndësishme të mbrojtjes dhe industriale në Ukrainë. Kompania, me bazë në qytetin lindor të Ukrainës, Zaporizhia, prodhon kryesisht turbina dhe motorë avionësh.

Nëse Bohuzlayev dënohet për tradhti, ai do të përballet me burgim të përjetshëm.