Arrestohet shoferi i milionerit nga Shkupi

Një skandal që ka përfunduar me arrestimin e një shoferi, ka ndodhur në Shkup.

Marketing

Bëhet fjalë për shoferin e biznesmenit Cvetan Pandeleski, pronar i kompanisë “Pelisterka”, që bashkë me Orce Kamçevin dhe Sasho Mijallkovin janë të dyshuarit kryesorë te rasti i PSP-së i njohur si “Imperia”. Shoferi është arrestuar pasi ka kërkuar 150 mijë euro nga bashkëshortja e Pandelevskit në shkëmbim të dokumenteve me të cilat gjoja do të lirohej nga burgu bashkëshorti i saj, transmeton Gazeta Lajm.

Informacionin që shantazhin e ka kryer shoferi personal i Cvetan PAndeleskit, për sdk.mk e kanë konfirmuar burime nga Porkuroria themelore e Shkupit.
Ai ka kërcënuar bashkëshorten e biznesmenit në fjalë se nëse e paraqet rastin në polici, do të vendosë bombë nga e cila do të pësojnë nipat e saj.

Marketing