Arrestohet shoferi shqiptar në Bllacë pasi i ofroi ryshfet policit kufitar

Një shofer autobusi nga Shqipëria tentoi të përdorte euro për të përshpejtuar kontrollin kufitar, por është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Marketing

Prokuroria njoftoi se ndalimi 8-ditor i një shtetasi të Republikës së Shqipërisë, 43 vjeç, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale –ofrim ryshfeti.

“Më 26 gusht, i dyshuari në vendkalimin kufitar “Bllacë” mes Maqedonisë dhe Kosovës, tentoi që të korruptoj policin kufitar i cili e kishte të ndezur kamerën.

Ai i ka ofruar policit një kartëmonedhë prej 50 eurosh që të mos kryejë një veprim zyrtar – kontrollin e pasaportave të pasagjerëve.

Ngjarja është regjistruar nga kamera e trupit të policit, dhe i dyshuari është ndaluar.