Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21.45, në lagjen “Ilindenska” në afërsi të një lokali, nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar A.R(38) nga Republika e Shqipërisë, Sh.I(28)nga Haraçina dhe B.T(32) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit që është kryer në automjetin e tyre me targa të Shqipërisë, në bagazh është gjetur sasi e madhe e marihuanës, ndërsa të tre personat janë mbajtur në Stacioni policor në Gostivar.
Gjatë mbrëmjes, me urdhër paraprak nga gjykata, në orët e hershme të mëngjes prej 02.45 deri 04.00, është kryer bastisje në banesën e A.R, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar, 2 valixhe të mëdha udhëtimi me marihuanë, një çantë me marihuanë, peshore digjitale dhe makinë elektrike për paketim të marihuanës. Më masë totale është gjetur 40 kg marihuanë.
![](https://tv21.tv/wp-content/uploads/2021/08/1-2-1024x498.jpg)
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tre personave do të ngritet padi penal për veprën “prodhim dhe shitje e palejuar e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” e dënuar me Kodin penal, sipas nenit 215.