Mbrëmë, Policia ka arrestuar një person i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.
Në fshatin kufitar Dimcë, mbrëmë në ora 20:20, është arrestuar një shqiptar nga Maqedonia Veriore, pasi që i njëjti kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.
Sipas njoftimit, së bashku me të arrestuarin ishte edhe një person tjetër që kishte kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Maqedonia Veriore në territorin e Kosovës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.