Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në aeroportin e Prishtinës

Një person, shtetas i Maqedonisë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”

Marketing

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“ANP-ADEM JASHARI 06.01.2019-13:00. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull shtetas i Maqedonisë. Me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.